Futboll Sport

KORONAVIRUSI/ Portugalia humb titullarin për “EURO 2020”, rezulton pozitiv me Covid-19

Portugalia humb një lojtar shumë të rëndësishëm për Euro 2020. Mbrojtësi Zhoao Kanselo ka rezultuar pozitiv me Covid-19 dhe për këtë arsye nuk do të jetë pjesë e kombëtares për Europianin.

Një mungesë e rëndësishme për trajnerin Santos, pasi ishte një nga titullarët e rëndësishëm të skuadrës. Mbrojtësi është izoluar menjëherë për të mos rrezikuar përhapjen te të tjerët.

Vendin e Kanselos te Portugalia do e marrë mbrojtësi tjetër, Diogo Dalo. Ky i fundit zhvilloi një sezon të mirë me Milanin, ku luajti i huazuar nga Mançester Junajtidi. Dalo është bashkuar me Portugalinë dhe tashmë do të luajë në Europian, pasi u la jashtë liste fillimisht.

Related posts

I PASKA IKUR TRURI/ ICARDI i dhuron ”BISHËN” prej 200 mijë eurosh, WANDËS (FOTO)

Isa.Autor

Gattuso dhe Milani i së ardhmes: këtu nis pika e ndërtimit

Sadik.Autor

Trapattoni: Nëse kalon Realin, Juve fiton Ligën e Kampionëve

Sadik.Autor

Leave a Comment