Futboll Sport

ANDRES INIESTA NUK NJEH MOSHË/ Shikoni ekzekutimin perfekt të goditjes së lirë nga mesfushori spanjoll (VIDEO)

Andres Iniesta edhe pse në moshën 37-vjeçare nuk nguron të bëhet protagonist teksa kësaj radhe ka ekzekutuar mjeshtërisht një goditje të lirë duke mos i dhënë asnjë shans pritje portierit.

Mesfushori spanjoll barazoi rezultatin për skuadrën e tij Visel Kobe në sfidën ndaj Urava Reds. Iniesta ekzekutoi saktë një goditje të lirë duke e dërguar topin në krahun e portierit i cili u gjend i papërgatitur.

Ndeshja ishte e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Japonisë teksa skuadra e 37 vjeçarit u eleminua pasi vendasit fituan me rezultatin final të dy ndeshjeve, 4-3.

Iniesta luan tek skuadra japoneze e Visel Kobe që prej vitit 2018 kur u largua nga Barcelona duke u bërë shpesh protagonist në futbollin aziatik.

Related posts

“PERËNDESHË E PJELLORISË”/ Tifozja e Juventusit pozon sërish nudo gjatë shtatzënisë për të treguar se…

Delo.autor

Juventusi kërkon të bëjë “pazar” në Madrid, shfaq interes për, Antoine Griezmann, dhe për Jose Maria Gimenez

Sadik.Autor

“MAGJIA” NDAJ SKOCISË/ Realizoi gol nga 45 metra, Patric Schick thyen rekordin që mbahej prej vitit 1980-të

Delo.autor

Leave a Comment