Futboll Kategoria Superiore Sport

ZYRTARE/ Laçi nuk ndalet në merkato, kurbinasit prezantojnë një tjetër futbollist

Skuadra e Laçit nuk ka ndërmend të ndalet në merkato. Pasi prezantoi Guindon, Klinti Qaton dhe Bashkim Velijan, kësaj radhe kurbinasit kanë afruar në skuadër mbrojtësin malazez Marko Roganoviç.

Lajmin për afrimin e 24 vjeçarit e bëri të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në ‘’Facebook’’ duke zyrtarizuar blerjen e katërt brenda pak ditëve.

Roganoviç është futbollist malazez i cili vjen nga skuadra e Titogradit ku ka luajtur për 4 sezone. 24 vjeçari mund të luajë në dy pozicione në mbrojtje, si anësor ose në qendër.Kurbinasit e kanë seriozisht këtë merkato dhe me shumë gjasa nuk pritet të ndalen këtu.

Related posts

FORMACIONET ZYRTARE/ Roma apo Feyenoord? 22 “luftëtarët” e Air Albania-s, trajnerët zgjedhin titullarët e finales së Conference League

F.autor

MATEO MUSACCHIO DREJT SHITJES/ Milan gati zëvendësuesin tek klubi i Premier League…

Delo.autor

SFIDA NDAJ SHQIPËRISË PËR “KATAR 2022″/ Trajneri Sousa: “Kuqezinjtë” nuk lejojnë shumë hapësira, duhet të…

Delo.autor

Leave a Comment