Futboll Sport

NXJERR BLLOF UEFA-N/ Legjenda Schmeichel: Ja 3 mundësitë që i dha Danimarkës, pas kolapsit të Eriksen

Peter Schmeichel, legjenda e portës daneze, babai i portierit aktual të kombëtares së Danimarkës, ka bërë një deklaratë tronditëse, duke nxjerrë zbuluar UEFA-n. Referenca është për fatin e ndeshjes Danimarkë-Finlandë, e cila u ndërpre në minutën e 43-të, pas tmerrit që pa e gjithë bota, ku Eriksen pësoi arrest kardiak në fushë dhe ndenji pa puls e pa ndjenja për gati 14 minuta.

Të gjithë pyetën, si pranoi Danimarka të luante në atë gjendje shoku psikologjik. Disa media shkruajtën se ishte vetë Eriksen, nga spitali, pasi erdhi në vete, që kërkoi vazhdimin e lojës. Por, në fakt, e vërteta qenka krejt tjetër. UEFA i paska dhënë tri mundësi kombëtares daneze, që i zbulon Peter Schmeichel. Njëra humbje në tavolinë, e dyta të luajë në 12:00 të drekës, tjetra…:

Atyre iu lanë tri mundësi. Njëra ishte të luanim menjëherë dhe të plotësonin 50 minutat e fundit (të mbetura). Tjetra mundësi ishte dita e djeshme (e diela), në orën 12:00 të mesditës, në pikë të vapës, prej nga të nisnin të luheshin 50 minutat e mbetura. Opsioni i tretë ishte që mos ta rifillonte më lojën dhe të humbiste 3-0 në tavolinë”.

Related posts

I GRABITËN TË ËMËN/ Lojtari i jep mesazh largimi Romës

F.autor

Po shkëlqen në kampionatin F3, “Toro Rosso” i bën ofertë… Shumakerit

Isa.Autor

MANCHESTER UNITED-LIVERPOOL/ Pas një asist nga Cavani, sulmuesi Rashford ndëshkon “Të Kuqtë” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment