Futboll Sport

DANIMARKË-BELGJIKË/ Danezët kërkojnë pikët e shpresës, belgët kualifikimin (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të startojë në orën 18:00 në “Parken Stadium” të Kopenhagenit, sfida Danimarkë-Belgjikë, e vlefshme për raundin e dytë të Grupit B të EURO 2020.

Kombëtarja e Belgjikës pas triumfit në ndeshjen e parë ndaj Rusisë me rezultatin 3-0 do të kërkojë fitoren për të arritur kualifikimin për më tej që pasditen e sotme.

Kombëtarja e Danimarkës synon fitoren e parë në grup për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm për më tej.

Në Grupin B, përveç Belgjikës dhe Danimarkës, ndodhen gjithashtu dhe Kombëtarja e Rusisë dhe ajo e Finlandës.

FORMACIONET ZYRTARE –

DANIMARKA – (4-3-3): Shmajkëll; Kristensen, Kjaer, Verstergard, Mahle; Vas, Hojbjerg, Delani; Poulsen, Damsgard, Brejthuejth. Trajner: Kasper Hjulmand.

BELGJIKA – (3-4-3): Kurtua; Aldervaajrld, Vertongen; Monir; Tilemo; Dendoker, T. Hazard; Mertens, Karrasko, Lukaku. Trajner: Roberto Martinez.

Related posts

DISFATA NDAJ MILAN/ Sarri: Atalanta është si të shkosh te denisti, e ka thënë mirë Guardiola!

Delo.autor

“THE BEST”/ Van Dijk flet pasi dështoi të fitojë çmimin. Ja çfarë thotë për Messin…

Delo.autor

Messi: Do të luftojmë si të barabartë me çdo ekip në Botëror

Sadik.Autor

Leave a Comment