Futboll Sport

“EKIPIT I MUNGOI BINDJA”/ Legjenda argjentinase kritikon Spanjën dhe i thur elozhe Italisë

Barazimi i dytë në grup në dy ndeshje deri tani ka vendosur Spanjën e Luis Enrique me shpatulla pas murit…

Kritika pafund në këtë Euro 2020. Djemtë e Luis Enrique barazuan 1-1 në Sevilla me Poloninë. Rezultati dhe loja kanë sjellë zhgënjim të madh te tifozët, të cilët kanë shpërthyer në kritika.

Legjenda e Real Madrid, Jorge Valdano tregon për El Transistor se çfarë nuk shkon te Spanja, teksa zgjedh Italinë e Roberto Mancinit si skuadrën më të mirë në Euro 2020.

“Shihet qartë që Spanja nuk ka futbollistë të nivelit të lartë, një gjë e tillë dallohet lehtësisht në turne si Euro 2020. Ekipit i mungoi bindja dhe thellësia, Rodri nuk më pëlqeu.

Edhe Anglia e Franca po hasin vështirësi në gjetjen e golit. Favorite? Unë mendoj se skuadra më e mirë është Italia“, shprehet argjentinas i njohur.

Related posts

ZYRTARE/ KAMZA e pandalshme, firmos me ish-mesfushorin e SKËNDERBEUT (FOTO)

Isa.Autor

Graniti shënoi gol kundër serbëve dhe bëri shqiponjën, ja si feston Taulanti (VIDEO)

Sadik.Autor

BOTËRORI 2022/ Spektakël holandez, Klaassen ndëshkon Turqinë pas 54 sekondash lojë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment