Futboll

U tha se vdiq nga infarkti, prokuroria nis hetimin për vrasje. Çfarë ndodhi me kapitenin Astori?

Ndërkohë që familja është në zi, e shokuar tërësisht pas goditjes së madhe që mori me vdekjen e papritur të Davide Astorit, prokuroria ka bërë hapin e radhës në kuadër të zbardhjes së ngjarjes, që deri më tani mbulohet ende me mister.

“Kemi hapur dosjen hetimore me hipotezën e një vrasjeje të qëllimshme, ende e panjohur për ne dhe jemi në pritje të rezultatit që do të na japë autopsia”. Kështu ka thënë kreu i prokurorisë së Udine, Antonio de Nìcolo, në një prononcim për Giornale Radio Rai, në vijim të interesit të medias për vdekjen e beftë të kapitenin të Fiorentinës, Davide Astori.

Ai u gjet i vdekur mëngjesin e së dielës në dhomën e hotelit në Udine, ku skuadra e tij ishte stacionuar për lojën kundër skuadrës vendase.

Trupi i pajetë u gjet nga masazhatori i ekipit dhe i fundit që e kishte parë ishte portieti me të cilin Astori pati ashtu si rezultoi edhe nga mesazhet komunikimin e fundit. Fill pas vdekjes, u tha se ajo u shkaktuar nga një atak kardiak.

 

Related posts

KA KËRKUAR LARGIMIN NGA PSG/ Draxler transferohet tek ekipi MODEST në…

Isa.Autor

AI KALOI SHUMË VËSHTIRËSI/ Mamaja e “Fenomeni” rrëfen historinë interesante: Xhekpoti ishte djali im…

Delo.autor

LIVE/ Kukësi-Skënderbeu: Starton pjesa e dytë, skuadra nuk bëjnë ndryshime (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment