Futboll Sport

U DËMTUA NË SFIDËN NDAJ HUNGARISË/ Dembele mbyll “EURO 2020”, Barcelona merr miliona euro nga FIFA

Osman Dembele u dëmtua në ndeshjen ndaj Hungarisë, duke mbyllur kështu Europianin me Francën.  Problemi i sulmuesit ishte serioz dhe tashmë ai do i nënshtrohet një operacioni, që pritet ta mbajë jashtë fushave të blerta për rreth 4 muaj.

Megjithatë duket se Barcelona do të ketë edhe disa përfitime në aspektin financiar, nga ky dëmtim i Dembele.

Në një rregull të FIFA-s, thuhet se në rast se lojtarët dëmtohen në ndeshje ndërkombëtare dhe kompeticione madhore, paga e tyre duhet të kompensohet te klubet, për maksimumi një vit.

Në këtë situatë, Barcelona do ta marrë nga FIFA 20.548 euro në ditë për gjithë kohën që do të mungojë Dembele. Në rast se francezi do të mungojë 4 muaj, ashtu siç përflitet, atëherë klubi katalanas do të marrë 2.5 milionë euro në total.

Related posts

DOPIETA E KASTRATIT DHE GOLI I UZUNIT/ Shqiptarët bëjnë namin te Lokomotiva e Zagrebit (VIDEO)

Delo.autor

KUNDËRPËRGJIGJET ASHPËR NDAJ PRESIDENTIT TË BARCELONËS/ Guardiola: Mos flisni shumë se të gjithë jeni…

Delo.autor

MEZINI KËRKON “DIVORCIN” PAS NJË NDESHJEJE/ Trajneri Gjyla: Nuk ia japim letrat, s’ka guxim të më dalë përpara

Delo.autor

Leave a Comment