Futboll Sport

UELLS-DANIMARKË/ Hojbjerg sfidon Gareth Bale: Është kampion, por dua që ta mposht

Sot pasdite do të zbresin në fushën e lojës Uellsi dhe Danimarka për ndeshjen e parë në fazën e 1/8-ave të Europianit. Do të takohen shumë miq dhe mes tyre dyshja Hojbjerg-Bejl, të cilët kanë qenë bashkë në skuadrën e Totenhemit në këtë sezon.

Hojbjerg thotë se ai është një lojtar i madh dhe duhet pasur kujdes. “Ka shumë pak lojtarë që kanë bërë kaq mirë sa Bejl në 10 vitet e fundit. Ai ka shënuar 100 gola për Realin e Madridit dhe është një lojtar fantastik. Për mendimin tim është një nga më të mirët me të cilët kam luajtur. Unë e di sa e rëndësishme është kombëtarja për Bejlin”, ka thënë mesfushori i Totenhemit.

TRAJNERI– Trajneri i Danimarkës, Kasper Hjulmand, thotë se ka shumë respekt për kundërshtarin, por do të kërkojë patjetër fitoren. “Sigurisht që kam respekt të madh, sepse ata e merituan këtë kualifikim. Arritën në gjysmëfinale në 2016-ën. Është një kombëtare që jep 100% për të arritur objektivin dhe lojtarët janë të bashkuar me njëri-tjetrin. Por ne po kërkojmë që të shkojmë sa më parë në këtë kompeticion. Pas tri ndeshjesh të jashtëzakonshme në stadiumin tonë, duam që të vazhdojmë këtë rrugëtim”.

Related posts

YLLI I BARCELONËS AKUZON VALVERDEN DHE KLUBIN/ Rrëfehet mesfushori Rakitic: Ndihem i trishtuar…

Delo.autor

Kupa e Botës/ Anglia shënon golin e parë ndaj Tunizisë

Sadik.Autor

LUAJTI TITULLAR NË FITOREN NDAJ CROTONES/ Mesfushori Barela niset me shpejtësi drejt spitalit, ja shkaku…

Delo.autor

Leave a Comment