Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ PSG i ofron Igli Tares 30 milionë euro për yllin e ekipit të Lazios. ja vendimi i Sarrit…

Shënjestra e madhe e merkatos së Lazios është Julian Brandt, por së pari paratë duhet të mblidhen përmes një shitje “luksoze”.

I dyshuari kryesor është Joaquin Correa, për të cilin ka shumë interes në Premier League dhe tani edhe në Francë.

Sipas Il Messaggero, menaxheri Luçi do të kishte çuar te drejtori sportiv Tare një ofertë prej 30 milion euro nga PSG, në përputhje me vlerën e lojtarit dhe kërkesën bardhekaltër.

Do të ishte një mëkat për Lazion të largonte një lojtar që është përshtatur më së miri në Serie A dhe sidomos te skemat e ekipit, por me ardhjen e Sarrit shumë gjëra do të ndryshojnë.

Në fakt, trajneri i ri ka vendosur sytë te Brandt dhe e dëshiron për tipin e lojës që ai zhvillon. Veç kësaj, Lazio pritet të mbyllë së shpejti edhe për Elseid Hysaj.

Related posts

U AFRUA NGA BYLIS/ Por mesfushori Murataj nuk mund të debutojë me “Demat” ndaj Apolonisë. Ja arsyeja…

Delo.autor

LIVE/ Flamurtari-Partizani: Drithërima në portën e Koliçit, Asani bën me zemër tifozët vlonjatë (VIDEO)

Isa.Autor

CHAMPIONS/ Messi bën gjithçka vetë, Barcelonas i duhen 5 minuta ndaj Dinamo Kiev (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment