Futboll Sport

“EURO 2020″/ Çekia mposht Holandën falë dyshes Holes-Shick dhe kualifikohet në çerekfinale

Zhgënjim total i Holandës! Tulipanët e Frank De Bur, janë eliminuar në fazën e 1/8-ave të Europianit nga Çekia, teksa u mposhtën me rezultatin 0-2, në sfidën e zhvilluar në “Pushkash Arena”.

Asnjë gjuajtje në portë nuk arriti të regjistronte kombëtarja holandeze në këtë takim, teksa në minutën e 55-të u tradhtuan nga De Ligt, që u ndëshkua me karton të kuq, për prekje të topit me dorë në mënyrë të qëllimshme.

Golat e Holesh dhe Shik në minutat 68-të dhe 80-të, çuan në delir tifozët çekë të pranishëm në tribunat e stadiumit të Budapestit. Për sa i përket fazës çerekfinale, Çekia do të përballet me Danimarkën, që ditën e djeshme eliminoi Uellsin me rezultatin 4-0.

Related posts

TENSION TEK PARTIZANI/ Trajneri Sormani braktis braktis stërvitjen, ja arsyeja

Delo.autor

SURPRIZON BROJA/ Sulmuesi i Kombëtares rikthehet në stërvitje me Çelsin dhe prek topin pas 3 muajsh

F.autor

LIVERPOOL-BOURNEMOUTH/ “Të Kuqtë” dyfishojnë shifrat, shënon Wijnaldum

Delo.autor

Leave a Comment