Futboll Sport

BELGJIKË-PORTUGALI/ Të dyja ekipet kanë vetëm një objektiv, fitoren dhe kualifikimin (FORMACIONET ZYRTARE)

Do të startojë në orën 21:00, në stadiumin “Estadio de La Cartuja” në Sevija, sfida e katërt të fazës së 1/8 të EURO 2020, Belgjikë-Portugali.

Të dyja kombëtaret kanë vetëm një objektiv, fitoren dhe kualifikimin për në çerekfinale.

“Djajtë e Kuq” vijnë me një ecuri pozitive në këtë kompeticion nga ku kanë arritur pikë të plota në grup pas tre fitoreve rradhazi.

Ndërsa kombëtarja luzitane vjen pas kualifikimit si e treta më e mirë në kuotën e 4 pikëve.

Kjo supersfidë do të jetë edhe një takim i vetëm midis dy liderëve të dy kombëtareve, Romelu Lukakut të Belgjikës dhe Kristiano Ronaldos të Portugalisë, ku përveç përballjes së tyre në kampionat mes Interit dhe Juventusit tani duket se çdo gjë do të fokusohet tek ky takim ku të dy sulmuesit e duan triumfin dhe kualifikimin me çdo kusht.

FORMACIONET ZYRTARE

Related posts

SHIFRAT E 8 JAVËVE TEK TIRANA/ 5 lojtarë s’kanë luajtur 1 minutë

F.autor

Serie A/ Donnarumma thyen rekordet e Maldini dhe Tottit…

Sadik.Autor

(FOTO) Para gjashtë muajsh ishte lojtari më i shtrenjtë në botë, e pabesueshme në çfarë vendi ka zbritur Pogba

Q.Autor

Leave a Comment