Futboll Sport

SFIDA NDAJ ITALISË/ De Bruyne zbret shkallët me dy valixhe në duar, mos po luan blofin me “Azzurrët”? (VIDEO)

Kevin De Bryjne gjatë sfidës së mbrëmshme ndaj Portugalisë ku kombëtarja belge u kualifikua për në fazën çerekfinale, la fushën e lojës në minutën e 48 për t’i bërë vendin Dris Mertensit.

Të gjitha mediat botërore paralajmëruan një dëmtim të tijin, por në një video të bërë virale në aeroportin e qytetit të Sharloit në Belgjikë shihet mesfushori i Mançester Sitit duke ecur normalisht dhe duke mbajtur dy valixhe në duar.

Tifozët belgë synojnë që ylli i tyre të mos ketë asgjë dhe të jetë titullarë ndaj të kaltërve, ndërsa italianët pretendojnë se mos është ndonjë blof për sfidën ndaj tyre.

Sfida Belgjikë-Itali do të zhvillohet, të premten në mbrëmje në orën 21:00 në stadiumin “Allianz Arena”.

Related posts

IBRAHIMOVIC E NISI SI LOJË/ Sergio Ramos përdor një tjetër mënyrë t’iu përgjigjur (VIDEO)

Delo.autor

EURO 2024/ Kosova kërkon tre pikët e para, në fushë dhe Spanja e Zvicra. Mësoni sfidat e mbrëmjes së sotme

F.autor

DINAMO FITON KUPËN E SHQIPËRISË/ Shihni momentin kur lojtarët dhe stafi ngritën trofeun

F.autor

Leave a Comment