Futboll Seria A

SERIA A/ Cambiaso ngacmon Milanin: E ngritën shumë ‘stekën’

Esteban Cambiasso është një nga emblemat e Interit të tripletës, por këtë herë ka folur për situatën e vështirë që po kalojnë rivalët e zikaltërve, Milani.

Mesfushori argjentinas është shprehur se kuqezinjtë po keqmenaxhohen, ndërsa ka theksuar se drejtuesit dhe trajneri nuk janë në të njëjtën linjë.

“Më ka bërë shumë përshtypje situata e krijuar pas ndeshjes me Bolognën. Kuqezinjtë fituan me shumë vuajtje dhe në fund pati shumë përqafime mes lojtarëve dhe Gattusos, ndërsa të nesërmen, del Fassone dhe thotë se skuadra mund të fitojë Europa League.

Këto lloj deklaratash rritin presionin te ekipi dhe nuk i lejojnë lojtarët të shprehen të qetë në fushë. Edhe në verë, pas blerjeve të shumta, e ngritën shumë stekën, duke vënë nën presion të gjithë afrimet e reja, që duhet thënë se nuk kanë eksperiencën prej kampioni dhe nuk dinë t’i menaxhojnë si duhet këto situata. Shoh se drejtuesit e klubit dhe trajneri, nuk janë asnjëherë në të njëjtën linjë deklaratash dhe synimesh”, tha Cambiasso.

Related posts

De Biasi: Refuzova Armeninë, dua një projekt serioz

Isa.Autor

Polemikat për penalltinë e 1998-s, flet edhe Iuliano: Ja ç’më tha Ronaldo

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Zbulohet SKANDALI në SUPER duelin Khabib – McGregor, SHERRI ishte i…

Isa.Autor

Leave a Comment