Futboll Sport

“EURO 2020″/ Spanja mposht me “MANITA” Kroacinë dhe kualifikohet në çerekfinale

Deri në frymën e fundit! Europiani na ka dhuruar ndeshjen me më shumë gola dhe më spektakolare deri tani.

Në Kopenhagen pas një beteje 120 minuta, kalon Spanja, por ndaj Kroacisë ishte kurrësesi e lehtë…

Madje, për iberikët nisi nga ferri në parajsë për të shkuar sërish në ferr dhe për t’u rikthyer.

As në librat apo filmat më të bukur. Fillimisht është portieri Simon ai që shkakton autogol (pas pasimit të Pedri mbrapa) dhe i jep Kroacisë avantazhin.

Pastaj vjen goli i Sarabia dhe ai i Azpiliqueta që përmbysin gjithçka. Ferran Torres shënon edhe të tretin dhe aty u duk sikur gjithçka mbaroi…

U duk sepse në të vërtetë Kroacia u ndez në fund në sajë edhe të zëvendësimeve.

Në harkun e pesë minutave, Orsic dhe Pasalic barazuan në 3-3, duke çuar gjithçka në shtesë.

Aty ku pasi portieri Simon bëri mrekulli ndaj Kramaric, Spanja gjeti golin e Morata dhe e mbylli me Oyarzabal në një manita historike 5-3… duke kaluar në çerekfinale!

Kroacia del me kokën lart, pasi dha më shumë se gjithçka sot!

Related posts

BRESCIA-JUVENTUS/ Dybala “i vodhi” goditjen e dënimit, Pjanic realizon fluturimthi (VIDEO)

Delo.autor

SFIDA VAZHDON JASHTË FUSHE/ Gjithçka për “El Clasico-n”, ylli i Barçës luajti me dy vida në dorë

Delo.autor

Të gjitha dhuratat e arbitrave për Real Madridin në këtë Champions

Sadik.Autor

Leave a Comment