Futboll Premier League Sport

MERKATO E VERËS/ Arsenal “peshkon” në Portugali, gati marrëveshja me talentin 21-vjeçar…

Skuadra e Arsenal është vënë në ndjekje të 21-vjeçarit portugez Nuno Tavares me të cilin është gati të nënshkruajë këtë verë. Ai luan te skuadra e Benfica si mbrojtës i majtë dhe pëlqehet shumë nga trajneri Mikel Arteta.

Gjatë sezonit të fundit, lojtari ka zhvilluar 19 ndeshje me ekipin e Benfica dhe ka bërë një paraqitje të mirë. Sipas “goal.com”, drejtuesit e Arsenal kanë nisur bisedimet me ata të Benfica për të siguruar lojtarin.

Kostoja e transferimit është rreth 9 milionë euro. Tavares, në rast se nënshkruan me “topçinjtë”, pritet të duelojë për një vend titullari me Kieran Tierney. Për momentin palët janë në fazën e bisedimeve, por situata mund të zgjidhet brenda pak ditësh.

Related posts

DEKLARATA BEFASUESE/ Allegri: Interi mund të fitojë titullin kampion në Serie A

F.autor

LILLE-MILAN/ “Kuqezinjtë” me 5 ndryshime në ekip në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

ZYRTARE/ Inter përforcon mbrojtjen deri në vitin 2023 me lojtarin e njohur

Isa.Autor

Leave a Comment