Futboll Sport

E BUJSHME NGA FRANCA/ Mamaja e Rabiot sulmon familjet e Pogba dhe Mbappe, ja shkaku…

Nerva të tendosura pas eliminit të Francës në 1/8-at e Euro 2020 nga Zvicra.

Siç ka bërë të ditur RMC Sport, pas penalltive, ka shpërthyer një sherr në shkallët e stadiumit National Arena të Bukureshtit mes mamasë së Adrien Rabiot me familjet e Paul Pogba dhe Kylian Mbappe.

Veronique Rabiot, mamaja dhe menaxherja e mesfushorit të Juventus ka shpërthyer pas eliminimit të kombëtares franceze.

Në fillim ka sulmuar familjen e Pogba pas përfundimit të 90 minutave, për shkak të golit të tretë të Zvicrës, që ka ardhur pas një topi të humbur pikërisht nga ylli i United.

Më pas i është drejtuar familjes së Mbappe pas penalltive, me sulmuesin e PSG-së që ka bërë gabimin vendimtar. Ajo u ka kërkuar prindërve të Kylian që ta mësonin djalin të ishte më pak arrogant, duke shkaktuar një debat të ashpër: sherri ka vazhduar për disa minuta dhe është ndjekur nga familjet e tjera.

Related posts

E FUNDIT/ MOTI I KEQ NË ROMË: Merret vendimi FINAL për ndeshjen Lacio-Inter

Isa.Autor

E FUNDIT/ Ylli bullgar më i mirë i vitit kalon në Serie A, ja me cilin ekip firmos…

Delo.autor

SUPERKUPA E ITALISË/ “Predhë” nga Lautaro, Inter barazon falë penalltisë së fituar nga Dzeko (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment