Futboll Seria A Sport

NUK KA MË DYSHIME/ Brahim Diaz mbetet tek Milan, ja marrëveshje me Real Madrid-in…

Dëshira e kuqezinjve realizohet: Brahim Diaz mbetet te Milani. Marrëveshja me Real Madridin për qëndrimin e spanjollit, sipas “MilanNews” është gjetur. Prandaj, trajnri Pioli do të jetë përsëri në gjendje të llogarisë mesfushorin-sulmues, veçanërisht i rëndësishëm në fazën finale të sezonit të kaluar.

Huazim me të drejtë blerjeje për 22 milionë euro, me kundërshpagim në favor të Real Madridit për 27 milionë euro, klauzolë që mund të ushtrohet brenda një viti. Këto janë shifrat e operacionit që do të mbajë Brahim te Milani.

Kjo është një marrëveshje e dëshiruar fort nga kuqezinjtë, ashtu si ajo e javës së fundit, që mundësoi blerjen e Fikayo Tomori nga Chelsea, plotësisht. Një hap i dytë në ndërtimin dhe mirëmbajtjen e skuadrës, që do të duhet të luajë në Ligën e Kampionëve.

Sezoni i parë i Brahim Diaz në Milano ishte më shumë se pozitiv: Spanjolli luajti 27 herë në Serie A dhe shënoi 4 gola. Performancë dhe numra që e bindën menaxhmentin kuqezi të përqendrohej përsëri tek ai.

Related posts

Gatusso për të mbetur trajner i Milanit duhet të triumfoj ndaj Interit e Fiorentinës

Delo.autor

ËSHTË BËRË VIRALE/ De Laurentiis hap shampanjën në dhomën e zhveshjes, ja reagimi i Hysaj (VIDEO)

Delo.autor

VIDEO/ Coutinho mbërrin në aeroportin e Barcelonës. Ja çfarë po ndodh…

Q.Autor

Leave a Comment