Futboll Sport

BELGJIKË-ITALI/ “Azzurrët” ëndërrojnë finalen, një udhëtim i shtruar me… “tapet të kuq”

Përjashtuar pjesën e dytë me Austrinë, Italia deri tani ka qenë një rul, më saktë një dem… Ndoshta kjo, edhe si rrjedhojë e faktit të rivalëve që ka pasur përpara deri në fazën e 1/8-ave, duke qenë se të gjitha përfaqësueset me të cilat është ndeshur uniformat i kanë pasur me ngjyrat e kuqe, të paktën ato zyrtaret po.

Kjo gjë ndodhi me Turqinë më 11 qershor, të cilën e masakruan me rezultatin 3-0. Më pas shpërthimi i “Axurrëve” vazhdoi kundër Zvicrës, e cila edhe pse e luajti atë ndeshje me bluza të bardha, uniformat zyrtare i kanë të kuqe, ashtu sikurse bluzat me të cilat bënë nxehjen.

Edhe në ndeshjen e tretë në grup, ndoshta e kuqja ishte më pranë portokallisë, por në fund edhe Uellsi pati të njëjtin fat, duke u dënuar 1-0. Në 1/8-at, tjetër skuadër më uniformë të kuqe, Austria. Këta të fundit arritën që t’u rezistojnë për 90 minuta, por në kohën shtesë forca dhe cilësia e Italisë bëri diferencën dhe ja ku mbërrijmë në çerekfinale.

Përpara, sërish një tjetër skuadër me uniformë të kuqe, Belgjika, e cila sigurisht që është më e frikshme sesa këto që ka kaluar deri tani, por mos ndoshta edhe këtë herë “Demat” e Mançinit nuk do të zhgënjejnë?

Këtë presim ta mësojmë sot, pasi duke kaluar në gjysmëfinale, e sigurt do të jetë vetëm një gjë: sërish njëra mes Zvicrës e Spanjës do të jetë një rivale me uniformë të kuqe. Por, të presim dhe të shohim nëse ky trend do të vazhdojë…

Related posts

Spekulimet për largimin nga United, reagon për herë të parë Mourinho

Q.Autor

“MENDONIM SE RONALDO I FITONTE VETËM NDESHJET”/ Bonucci prek në “plagë

Delo.autor

Pochettino: Fitorja ndaj Unitedit na ka thënë besim, vazhdojmë

Isa.Autor

Leave a Comment