Futboll Ligue 1 Sport

PSG PËRFITOI DY LAMTUMIRA TË BUJSHME/ Donnarumma dhe Ramos përçajnë skuadrën franceze, ja shkaku…

PSG ka përfituar nga dy lamtumira të bujshme me kosto zero dhe ka marrë në shtëpi Donnarumma-n me Sergio Ramos, i cili pritet të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me francezët.

Dy përforcime këto që, sipas Le Parisien, nuk janë pritur mirë nga skuadra, duke i konsideruar si të panevojshme.

Sipas të përditshmes franceze, Leonardo është detyruar nga klubi të marrë Sergio Ramos, me synimin për të bërë një goditje të bujshme. Për shkak të pranisë së Marquinhos dhe Kimpembe në ekip, lojtarët e PSG besojnë se mbrojtja nuk kishte nevojë për përforcime.

E njëjta gjë vlen edhe për Gigio Donnarumma. Pak muaj më parë, në fakt, ka rinovuar me PSg dhe duhet të qëndrojë në Paris edhe për tre sezone të tjerë.

Por edhe në këtë rast, Leonardo nuk ka dashur të humbë mundësinë për të marrë me kosto zero një nga portierët më të mirq në qarkullim.

Megjithatë, këto janë probleme që do të donin t’i kishin të gjitha skuadrat.

Related posts

“NA SHPËTO ROBERTO…”/ Tifozët skocezë thirrje Italisë: S’i durojmë dot 55 vjet të tjera të na çajnë kokën…

F.autor

PAS FITORES NDAJ SASSUOLOS NË COPPA ITALIA/ Paraqitje e shkëlqyer e Etrit Berishës, ja si vlerësohet nga mediat italiane

Delo.autor

ISHTE SHUMË PRANË STOLIT TË ROMËS/ Zbulohet kushti që “dogji” Panuçin

F.autor

Leave a Comment