Futboll Shqipëri Sport

DITA E GAZETARËVE SPORTIV/ Armand Duka mesazh: FSHF i vlerëson dhe i inkurajon për…

Në ditën botërore të Gazetarëve Sportiv, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka përcjellë një mesazh urimi në profilin e tij në rrjetin social në “Facebook” ku ka shkruajtur se FSHF i inkurajon Gazetarët Sportivë për vazhdimin e punës së tyre për informimin e opinionit publik.

POSTIMI I PRESIDENTIT TË FSHF-së, Armand Duka –

Të dashur miq të medias!

Sot në Ditën Botërore të Gazetarëve Sportivë, atyre që përcjellin çdo ditë e pa u lodhur informacionin rreth sportit përmes medias për miliona qytetarë, dua t’ju përcjell urimet më të përzemërta dhe sa më shumë suksese në këtë misionin fisnik! Dua të vlerësoj e përgëzoj çdo gazetar sportiv në Shqipëri, ato që punojnë aktualisht dhe ata që kanë dhënë kontributin e tyre ndër vite.

Edhe një herë Federata Shqiptare e Futbollit i inkurajon gazetarët sportivë që të vazhdojnë punën e tyre për informimin e opinionit publik dhe në të njëjtën kohë ta na mbështesin në zhvillimin e mëtejshëm të futbollit shqiptar. FSHF mbetet e hapur për të bashkëpunuar dhe të sjellë emocionet e futbollit te sportdashësit shqiptarë.”

Related posts

RIVALË NË FUTBOLL/ Shqipëria mundet nga Kosova, vendos një gol në pjesën e dytë

Isa.Autor

DEL NGA SPITALI PAS NJË INFARKTI/ Fjalët e para të Iker Casillas: Kam qenë shumë me fat…

Delo.autor

FOTO E DITËS/ SERBI përqafon me SHPIRT SHQIPTARIN E KOSOVËS, te Lacio e Tares ndodhin të gjitha

Isa.Autor

Leave a Comment