Futboll Seria A Sport

REALIZOI 9 GOLA NË 29 NDESHJE/ Nisin kontaktet, Patrik Schick në “orbitën” e Milanit. Ja prapaskenat…

Milan po mendon seriozisht të hyjë përsëri në garë për shërbimet e Patrik Shik, i cili po zhvillon një Kampionat Europian si protagonist me Çekinë e tij.

Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb.com”, ka pasur kontakte mes Milanit dhe klubit të Bajer Leverkuzenit.

Shik e njeh mjaft mirë Serinë A italiane dhe do të ishte ideal për Milanin duke parë njohjen me Italinë pasi aty kaq mbajtur veshur fanellat e Sampdoriës dhe Romës.

Klubi gjerman e vlerëson aktualisht 25-vjeçarin, 40 milionë euro një shifër relativisht e lartë për buxhetin e klubit nga Milano. Gjatë sezonit të kaluar në Bundesligë me fanellën e Leverkuzenit, Shik u aktivizua në total në 29 ndeshje nga ku realizoi 9 gola.

Related posts

CORREA PRANË TRANSFERIMIT TEK MARSEILLE/ Sanchez “pret biletën” për në Milano

F.autor

TRIUMFOJNË ME PËRMBYJSE KAMPIONËSH/ Dyshja Higuain-Dybala mposhtin Atalantan dhe vazhdojnë kryesimin

Delo.autor

MITROVIC PËRMBYS PORTUGALINË/ Ronaldo nuk u beson syve, gati në lot. Serbia në Katar (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment