Futboll Sport

“EURO 2020’/ Itali madhështore, gjunjëzon Belgjikën në Mynih dhe kualifikohet në gjysmëfinale

Italia vazhdon rrugëtimin edhe janë tani 32 fitore radhazi për ekipin e Mancinit. Belgjika i largohet turneut. Në gjysmëfinalje, skuadra axurre do të përballet me Spanjën.

Pjesa e parë mes Italisë dhe Belgjikës është mbyllur me emocione dhe plot tre gola.

Italia, pas golit të parë te Barella, ka gjetur edhe dyfishimin me një super Insigne, magjistar jashtë zone. Goditje perfekte në trekëndësh.

Por, arbitri më pas ka akorduar një penallti të dyshimtë për një luftë trup më trup mes Di Lorenzo dhe Doka.

Pasi ka pritur konfirmimin e VAR ka akorduar dhe Lukaku nuk ka falur Donnarumma, duke hapur sfidën në 2-1.

Në pjesën e dytë, rasti më i rrezikshëm ishte i Lukakut, kur Spinazzola bëri një shpëtim spektakolar. Më pas, mbrojtësi doli me lot pasi u dëmtua rëndë.

Arbitri dha 5 minuta shtesë por ndeshja shkoi deri në të 97′ dhe britma e fundit e Donnarumma vulosi suksesin axurr.

Related posts

TONALI NË MODË/ E kërkon skuadra nga Manchesteri

F.autor

PO RIKTHEHET MILANI/ Leonardo gati të sjell mesfushorin brazilian në “San Siro”

Isa.Autor

KUR GJËMËN TA BËN FUSHA/ Në Spanjë sulmuesi “fluturon” dhe nuk shënon një rast flagrant

Isa.Autor

Leave a Comment