Futboll La Liga Sport

ARRIHET MARRËVESHJA/ Atletico “parakalon” Interin dhe Milanin, rrëmben futbollistin që spikati në Serie A

Atletiko Madrid si duket e ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e mesfushorit argjentinas, Rodrigo De Pol.

Lajmi u bë i ditur nga agjenti i njohur Fabricio Romano i cili dha edhe detaje të këtij operacioni. De Pol do të zyrtarizohet si lojtar i ri i Atletikos këtë muaj sapo të mbaroj angazhimet me Argjentinën në “Copa America”. Operacioni do të kryhet mbi bazën e 35 milionë eurove dhe për 27 vjeçarin do të ketë një kontratë 5 vjeçare.

De Pol spikati në 5 sezone të luajtura me Udinezen në Serinë A teksa tani do të bëhet gati për hapin e madh në karrierë për tu bërë pjesë e kampionëve të Spanjës. Argjentinasi ishte një dëshirë e vjetër e dyja ekipeve të Milanos, Interit dhe Milani, por skuadra e Simeones lëvizi më shpejtë duke joshur Udinezen me ofertën e saj.

Related posts

Robert Lewandowski: Polonia është një komb që gjithmonë pret shumë nga përfaqësuesja e saj!

Sadik.Autor

Di Maria e zhgënjen keq PSG-në, zbulon fanellën e re

Sadik.Autor

NUK KANË FUND PROBLEMET TEK BRAZILI/ Dëmtohet edhe futbollisti i Barcelonës, ja sa do mungojë

Delo.autor

Leave a Comment