Futboll Sport

U AKTIVIZUA VETËM 12 MINUTA ME ÇEKINË/ Mesfushori Darida merr vendimin drastik, tërhiqet nga kombëtarja

Ndeshja e djeshme ndaj Anglisë, ishte e fundit me fanellën e kombëtares, për futbollistin çek Vladimir Darida, i cili ka njoftuar tërheqjen në moshën 30-vjeçare.

Mesfushori i cili është pjesë e Hertës së Berlinit në kampionatin gjerman, u aktivizua vetëm 12 minuta në përballjen e djeshme ndaj Danimarkës, ku Çekia u mposht me rezultatin 1-2, duke i dhënë fund aventurës në këtë Europian, që mund të cilësohet i suksesshëm për çekët.

Darida mori vendin e Sevçik në minutën e 79-të, por nuk mund të lerë gjurmë në ndeshjen e fundit me kombëtaren. 30-vjeçari për herë të parë ka veshur fanellën e kombëtare çeke në vitin 2012-të, ndërkohë që në total numëron 76 paraqitje, teksa arriti të realizonte 8 gola.

Related posts

Një mal me gola, të gjithë çmenden për talentin 17-vjeçar nga Championshipi…

Sadik.Autor

Ish-ylli i Bayern thur elozhe për Heynckes, tregon sa do të vuaj ekipi pa të

Sadik.Autor

“IBRA ËSHTË BABAI I TË GJITHËVE TEK MILAN”/ Mbrojtësi Dalot: Jashtë fushës është një person normal, i pëlqen të…

Delo.autor

Leave a Comment