Sport Të tjera

ORGANIZATORËT MARRIN VENDIMIN/ Sportistet nëna që i ushqejnë fëmijët me gji mund t’i marrin në Olimpiadë

Organizatorët e Lojërave Olimpike “Tokio 2020” kanë vendosur të lejojnë sportistet femra që ushqejnë ende fëmijët e tyre me gji t’i marrin ata me vete në Fshatin Olimpik, gjatë kohës që zhvillohet Olimpiada.

Për këto sportiste do të bëhet një përjashtim, pasi prania e familjarëve në Olimpiadë është e ndaluar si pasojë e pandemisë Covid-19 dhe masave të rrepta që janë marrë në Japoni.

Sipas organizatorëve janë disa sportiste femra që ushqejnë fëmijët me gji dhe që janë kualifikuar në Olimpiadë. Ato do t’i marrin fëmijët me vete, por do të respektojnë të gjitha normat anti-Covid.

Related posts

PAS TAMPONËVE TË KRYER/ Dalin përgjigjet e koronavirusit, Interi “shpërbëhet” nga ekipet kombëtare

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja “Euro 2020” Estoni-Holandë. Rezultati 0-2

Delo.autor

PËRBALLJA E “TITANËVE”/ Tyson Fury rinis “luftën” me rivalin: Wilder je bërë një kur*ë e vogël!

Delo.autor

Leave a Comment