Futboll Sport

CONFERENCE LEAGUE/ Trajneri Brdari merr lajmin e keq, tre titullarët e Vllaznisë në dyshim të madh për sfidën Shirokit

Tre lojtarë kyç të ekipit po shqetësojnë teknikun Brdariç para sfidës të së enjtes ndaj Shirokit. Fioralb Jonuzi, Ardit Hoxhaj e Viktor da Silva janë lojtarët që po shqetësojnë në këto momente teknikun.

Që të tre lojtarët mësohet se janë të dëmtuar. Ata kanë probleme me gjendjen e tyre dhe po zhvillojnë terapi të vazhdueshme teksa shpresohet që deri sot të jenë të gatshëm për të udhëtuar me pjesën tjetër të ekipit.

Që të tre janë lojtarë vendimtarë për stafin teknik. Për më tepër që kanë qenë lojtarë bazë të skuadrës së sezonit të shkuar.

Lojtarët do të shikohen edhe këto dy seancat e fundit dhe më pas do të jetë tekniku Brdariç i cili do të vendosë nëse këta lojtarë do të jenë pjesë e formacionit për këtë takim.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Pas largimit të De Jong, Ajax transferon sulmuesin holandez… (FOTO)

Delo.autor

SFIDA NDAJ LAZIOS/ Goditje për Allegrin, pëson dëmtim dhe rrezikon sfidën sulmuesi…

Delo.autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Milan-Lecce. Mbyllet pjesa e parë

Delo.autor

Leave a Comment