Futboll Kategoria Superiore Sport

SFIDA NDAJ SHERIF TIRASPOL PËR CHAMPIONS/ Kapiteni Arapi: E kemi përgatitur ndeshjen siç duhet, por…

Në vigjilje të takimit ndaj kampionëve të Moldanivë, Sherif Tiraspol në turin e parë të Champions-it, në stadiumin “Niko Dovana”, nesër në orën 19:00, në konferencën për shtyp së bashku me trajnerin e Teutës, Edi Martini është shfaqur edhe kapiteni i durrsakëve, Renato Arapi i cili ka analizuar këtë takim:

Gjendja e skuadrës – “Mendoj se kemi pasur kohën e mjaftueshme për ta përgatitur ndeshjen, gjithashtu edhe për ta analizuar kundërshtarin. Edhe gjendja fizike është e mirë, kështu që besoj se jemi gati për ta përballuar këtë ndeshje.”

Sherif Tiraspol – “E njohim mjaftueshëm rivalin. Sigurisht është një ekip që cilësi, sidomos në repartin e sulmit. Kanë edhe ata pikat e dobëta dhe do mundohemi t’i shfrytëzojmë në maksimum.  E kemi përgatitur ndeshjen siç duhet, por ka detaje që nuk mund t’i themi këtu.”

Afrimet e reja – “Jemi gati. Në ekipin tonë kemi lojtarë me eksperiencë dhe me cilësi. Edhe me ardhjen e Kallakut tani, pjesa përpara, katër lojtarët e sulmit, janë shumë cilësorë dhe mund të krijojnë diçka nga momenti në moment. Kjo na jep akoma më shumë besim”

Related posts

Real Madrid vuan me vendin e fundit, e shpëton Benzema

Delo.autor

NDODH EDHE KJO/ Brahim Diaz i shënoi në “San Siro”, Sparta i kërkon falje spanjollit: Shihemi në Pragë

Delo.autor

TELENOVELA “PLESHTI”/ Tani do të flasë Messi, qëndron apo jo te Barcelona?

Delo.autor

Leave a Comment