Futboll

Bakaj: Të shesës një lojtar 30-vjeçar nuk është pak, Kukësi nuk do ta ndjejë mungesën time

Elis Bakaj nuk do të jetë më pjesë e Kukësit, pasi zgjodhi të transferohej te klubi bjellorus i Shakhtor Soligorks. Klubi verilindor fo të përfitojë 120 mijë euro për shtijën e 30-vjeçarit, ndërsa aventura e tij me kampionët e Shqipërisë zgjati vetëm gjysëm sezoni.

Bakaj ishte dhe golashënuesi i Kategorisë Superiore me 12 gola, po drejtuesit e klubit verilindor janë të bindur se nuk do t’ia ndjejnë mungesën e tij. Edhe vetë sulmuesi ndan të njëjtin mendim. Në një prononcim për “Supersport” ai u shpreh:

“Nuk është se ishte diçka e papritur, sepse futbolli kështu është, sot je këtu, nesër në një vend tjetër. Besoj se është mirë, si për mua, ashtu edhe për klubin e Kukësit, sepse të shesësh një lojtar në moshën 30-vjeçare nuk është pak.

Mendoj se Kukësi nuk do ta ndjejë mungesën time, sepse ka një ekip me shumë kualitet dhe i uroj suksese në vazhdim të kampionatit. Ekipin e ri e njoh. Sezonin e kaluar e ka humbur titullin në fund, ia ka marrë Bate. Shpresoj për një aventurë të suksesshme dhe jam i lumtur për këtë lëvize”.

Related posts

“DJAJTË E KUQ” REKORDMENË/ Liverpool kampionia e tetë që feston titullin përpara TV

Delo.autor

PO SHKËlQEN ME MILAN/ Klubi i Premier League në “sulm” për Rafael Leaon

Delo.autor

INTERVISTA EKSKLUZIVE/ Kashami: “Ky është Botërori i SURPRIZAVE, dënimi i Skënderbeut ishte…”

Isa.Autor

Leave a Comment