Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Piloti Verstappen optimist për titullin: Kjo makinë është me “krahë”

Këtë sezon Max Verstappen ka korrur 5 fitore në Formula 1 me makinën Red Bull, 15 në total në karrierën e tij, duke u konfirmuar një talent në pistë. Piloti holandez ka 32 pikë avantazh nga Lewis Hamilton me Mercedes. “Nuk prisja që në Austri të arrinim dy fitore kaq të lehta. Makina ka qenë e shpejtë pavarësisht gomave që montonim”, tha Max Verstappen.

“Jam argëtuar gjatë dy javëve që qëndruam në Austri dhe tani kam një avantazh të lehtë. Gjithsesi, çdo gjë është e hapur, pasi sezoni është shumë i gjatë. Na duhet të vazhdojmë kështu në çdo garë. Për momentin gjërat janë mirë dhe jam i përqendruar te puna ime. Falënderoj skuadrën për makinën, duket se është me “krahë”, tha Max Verstappen.

Related posts

ANKOHET PËR GJYQTARIN/ ​Klopp: Na bëri të dukemi si kasapë, duhet të jetë i përgatitur

Isa.Autor

DYBALA DREJT LARGIMIT NGA JUVENTUS/ Nisin garën për yllin argjentinas dy klubet e mëdha të Premier…

Delo.autor

ANALIZA/ Sampdoria dhe Milan “ndezin motorët”, 500 gola për skemat pasqyrë

Delo.autor

Leave a Comment