Futboll Sport

“COPA AMERICA”/ Argjentina mposht Kolumbinë me penallti dhe luajnë finalen me Brazilin

Do të jetë një superfinale kjo e Kupës së Amerikës, Brazil-Argjentinë, pasi kombëtarja “Albiceleste” mposhti falë goditjeve të 11-metërshave Kolumbinë.

Ndeshja u hap në minutën e 7′ me sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez i cili ka qenë vendimtar me golat e tij për kombëtaren. Shifrat u barazuan në 1-1 nga Diaz në minutën e 61′.

Tek goditjet e penalltive tek Argjentina I saktë ishte Mesi, Paredes dhe Lautaro Martinez ndërsa De Pol e humbi atë.

Tek Kolumbia i saktë ishte lojtari i Juventusit, Huan Kuadrado dhe Borja ndërsa ata që e humbën ishin Sançez, Jerri Mina dhe Kardona.

Argjentina do të sfidojë Brazilin pak pas mesnatës së dates 11 korrik.

Related posts

TALENTI BRAZILIAN/ Arthur falënderon MESSIN dhe tregon dy ËNDRRAT e mëdha

Isa.Autor

Tifozat sulmojnë DUKËN/ Je TURPI Shqipërisë, SHKARKO menjëherë PANUCCIN (FOTO)

Isa.Autor

Roma shfaq interes pët mesfushori belg të Manchester United,Marouane Fellaini

Sadik.Autor

Leave a Comment