Futboll Kategoria Superiore

Incidentet në ndeshjen ndaj Partizanit, policia gjobit tifozët e Skënderbeut

Si të mos mjaftonte gjoba me 1 milion lekë e klubit të Skënderbeut nga Komisioni i Disiplinës, tani do të dënohen edhe tifozët korçarë.

Këta të fundit jo nga Komisioni i Disiplinës, por nga policia e Korçës. Tifozët do të gjobiten, pasi kanë hipur në rrethimin e stadiumit kur është shënuar gol.

Kujtojmë që në stadiumin e Korçës u përdorën për herë të parë kamerat për ta bërë më të lehtë evidentimin e ndonjë problemi të mundshëm, dhe dënimin individual të tifozëve dhe jo kolektiv.

Kjo gjë ka dhënë frytet e veta, pasi në ndeshjen me Partizanin është evidentuar një tifoz dhe është marrë masa nga policia e Korçës, që ai të gjobitet me 10.000 lekë.

Related posts

Barcelona ofron para dhe një lojtar për mesfushorin e Chelsea

Isa.Autor

SEZON KATASTROFAL/ GATTUSO ka tri ndeshje për të larguar FANTAZMËN e CONTES

Isa.Autor

E PAPRITUR/ Drejtoi 1 prej klubeve më të fuqishme në botë, ish-presidenti i rikthehet futbollit

Isa.Autor

Leave a Comment