Futboll Kategoria Superiore Sport

CONFERENCE LEAGUE/ Raundi i dytë, Partizanin e presin 6 shqiptarët e Bazelit

Në rast se skuadra e Partizanit bën detyrën kundër Sfintulit dhe arrin të kualifikohet në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, atëherë përballë do të ketë gjigantët zviceranë të Bazelit.

Në takimin e parë kundër moldavëve, Partizani fitoi me rezultatin 5-2 dhe kualifikimi është shumë pranë. Te Bazeli, aktivizohen plot 6 shqiptarë, me në krye Taulant Xhakën. Përveç mesfushorit kuqezi, te Bazeli aktivizohen edhe Orges Bunjaku, Edon Zhegrova, Tician Tushi, Pajtim Kasami dhe Albian Hajdari.

Bazeli do të jetë dukshëm favorit në letër në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, pasi dihen cilësitë që lojtarët kanë. Gjithashtu, kjo gjë vërtetohet edhe nga “Transfermarkt”, pasi vlera e lojtarëve të Bazelit arrin plot 40 milionë euro, ndërsa lojtarët e Partizanit 3.75 milionë euro.

Related posts

“EL CLASICO”/ Pjesa e parë “flakë për flakë”, DY gola të shpejtë dhe rastet… (VIDEO)

Delo.autor

Barcelona-Thiago Alcantara, lajm shokues nga Spanja

Sadik.Autor

Gjashtë ndeshje në Serie A, vetëm 3 pikë. Hera e fundit kur kjo i ndodhi Romës ishte viti 2013

Q.Autor

Leave a Comment