Futboll Sport

“UROJ TË TRIUMFOJË…”/ Van Gaal zbulon gabimin e madh të UEFA-s dhe zgjedh fituesen e “Euro 2020”

I intervistuar nga L’Equipe, Louis van Gaal ka folur për Europianin dhe për mundësinë që të kthehet në stol:

“UEFA ka bërë një gabim të madh duke modifikuar formatin e Europianit. Duke kaluar nga 16 në 24 skuadra ka ulur nivelin e kampionatit. Pjesa më e madhe e ndeshjeve të luajtura në fazën me grupe nuk kanë qenë tërheqëse”, ka thënë Van Gaal.

“Italia është skuadra më e mirë që kam parë në Europian, uroj që të fitojë finalen. Kanë arritur të ndryshojnë lojën e tyre, duke lënë sistemin ‘catenaccio’ për të ofruar një futboll më kolektiv ku skuadra është protagoniste”.

Në lidhje me një kthim të mundshëm në krye të Holandës:

“Do të ishte e pabesueshme nëse do të ma ofronin vendin për të tretën herë. Nëse do të ndodhë,do të duhet të mendohem mirë”.

Related posts

“DHIMBJA JOTE ËSHTË DHIMBJA JONË”/ Drama e Ronaldos hidhëron “djajtë”, të gjithë pranë portugezit

F.autor

SERIE A DHE RENDITJA SURPRIZË/ Juventus përfundon jashtë Europës, Milan-i drejt Serisë B

Delo.autor

“FUTBOLLIST AMATOR”/ Ish-trajneri i Napolit sulmon Hysajn: Bën gabime elementare, diçka e tillë nuk ndodh…

Delo.autor

Leave a Comment