Futboll Sport

ZYRTARE/ Mavraj i surprizon të gjithë me të ardhmen, ish-kapiteni i Kombëtares firmos në…

Mërgim Mavaraj i ka surprizuar të gjithë me të ardhmen. Mbrojtësi shqiptar, i cili ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit me Kombëtaren shqiptare, do të vijojë karrierën te Turgucu Mynçen, që militon në ligën e tretë në Gjermani.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi i ri i 35-vjeçarit, që nëpërmjet një video speciale në faqen zyrtare në “Twitter”, ka bërë prezantimin e Mavrajt. Ekipi i ri i Mavrajt është themeluar nga komuniteti turk në Mynih, 46 vite me parë. Te Turkguçu Mynçen që këtë sezon do të synojë ngjitjen në Bundesligën e 2-të, janë shumë entuziast për firmën me një qendërmbrojtës ekspert si Mërgimi.

“Në këtë klub vë re shumë gjëra që kanë dalluar dhe kanë formuar karrierën time. Mund të zgjidhja ndonjë rrugë më të lehtë, por nuk më pëlqen t’i bie shkurt, ashtu sikurse edhe Turgucu Mynçen nuk i pëlqen të gjejë rrugën e lehtë. Do punojmë së bashku si komunitet për të arritur te sukses”, u shpreh Mavraj në lidhje me aventurën e tij të re.

Related posts

NGA RONALDO TEK PIATEK/ Talenti i Laçit dhe fiksimi i tij për festimet e golave në mënyrë të veçantë

Delo.autor

E BUJSHME/ Jay-Z merr në dorë imazhin e Milanit! Vjen akordi

Delo.autor

LËSHON AKUZA PËR TEKNIKUN CONTE/ Trajneri i Danimarkës: Nuk shfrytëzoi si duhet mesfushorin Eriksen

Delo.autor

Leave a Comment