Futboll Sport

KRITIKON MBAPPE DHE NEYMAR/ Van Gaal: PSG nuk ka për ta fituar kurrë Champions-in kështu…

Louis Van Gaal nuk ka kursyer Neymar dhe Kylian Mbappe në një intervistë të dhënë për L’Equipe.

“Mbappe dhe Neymar? Besoj se është një sfidë të punosh me Mbappe. Fizikisht dhe në aspektin teknik është një lojtar fantastik. Por taktikisht nuk është akoma në nivelet më të larta. Kur mund ta pasojë topin, shpesh provon finten dhe e humb”, ka thënë trajneri holandez.

” Neymar? Mendoni se Neymar luan për skuadrën? Nuk besoj. Lojtarë si Kante dhe Modric janë një shembull lojtarësh të mirë që luajnë për skuadrën”, ka shtuar Van Gaal.

“Besoj se PSG nuk do ta fitojë kurrë Champions League nëse nuk do të luajë si skuadër. Nuk është një çështje talenti, por personaliteti që duhet të luajnë bashkë”.

Related posts

E BUJSHME/ Man United i jep dritë jeshile Mourinhos për blerjen e yllit të Tottenham

Isa.Autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Kukësi-Kastrioti në “Elbasan Arena”. Rezultati 3-1

Delo.autor

13 skuadra për 12 vjet: Jeta e Nebihit nëpër botë

Q.Autor

Leave a Comment