Futboll Sport

FINALJA ITALI-ANGLI/ Sulmuesi Kane: Chiellini e Bonucci? Nëse do të jesh më i miri…

Harry Kane, sulmuesi i Anglisë, ka folur në prag të finales së Euro 2020 që kombëtarja e tij do të luajë kundër Italisë të dielën në mbrëmje.

“Fitorja e Kupës së Botës në 1966-ën ka qenë një rezultat fantastik për kombëtaren, për vendin. Tifozët na mbështesin gjithmonë. Të afërmit tanë nuk e kanë parë kurrë Anglinë në një finale europiane deri tani”, ka thënë sulmuesi i Tre Luanëve për Sky Sport.

“Për ne do të jetë hera e parë dhe do të jetë një moment shumë emocionues. Nëse do të fitojmë, do të mbahemi mend për gjithë jetën tonë”.

Në lidhje me duelin me dyshen Chiellini-Bonucci – “Janë dy lojtarë të mëdhenj. Dinë ta lexojnë mirë ndeshjen dhe kanë një sens pozicioni të veçantë, natyrisht që jam i shqetësuar”, ka thënë Kane.

“Do të jetë një betejë e madhe, kjo është arsyeja pse luhet futboll. Ata do të japin gjithçka për të fituar, për ne vlen e njëjta gjë. Shpresojmë të fitojë më i miri, unë pres me padurim të luaj. Nëse do të jesh sulmuesi më i mirë, duhet të përballesh me më të mirët. Dhe këtë të dielë do të ndodhë”.

Related posts

SITUATA TEK INTER/ Icardi vazhdon të ketë dhimbje, asnjë sqarim me Perisic

Delo.autor

FSHF reagon për dënimin e Skënderbeut dhe pret apelimin

Sadik.Autor

MERKATO E “ÇMENDUR”/ Manchester City gati 60 milionë euro për të afruar mbrojtësin 18-vjeçar…

Delo.autor

Leave a Comment