Futboll Sport

ITALI-ANGLI/ Kryeministri Johnson “karikon” 3 Luanët: Rrugëtim i pabesueshëm, ta sjellim kupën në shtëpi

Të gjithë po presin finalen e Euro 2020. Boris Johnson nuk bën përjashtim dhe ka postuar në rrjetet sociale një video inkurajuese për djemtë e Gareth Southgate.

“Tre Luanët” nuk e kanë fituar kurrë Europianin dhe sonte kanë një shans të artë. Përballë Italia e Mancinit, por anglezët luajnë në “Wembley” dhe besojnë te suksesi i madh.

Kryeministri i Anglisë vlerëson ecurinë e kombëtares deri tani, por shpreson që gjithçka do të kurorëzohet me fitimin e trofeut të madh.

“I uroj fat të mbarë Anglisë sonte. Ka qenë një rrugëtim i pabesueshëm deri tani, por të gjithë shpresojmë që mund të shkojë edhe më bukur dhe ta sjellim Kupën në shtëpi sonte“, deklaron Johnson.

Related posts

DERBI I MADONINËS/ Gafë e pafalshme, De Vrij realizon një autogol në favor të Milan-it (VIDEO)

Delo.autor

DERBI SPEKTAKOLAR/ Lazio barazon rezultatin ndaj Romës (VIDEO)

Isa.Autor

MAQEDONIA E VERIUT/ Shkupi bën detyrën, triumf ndaj Rabotnickit për kreun e kampionatit

Delo.autor

Leave a Comment