Futboll Sport

HISTORIA/ Italia i kujton Anglisë origjinën e flamurit të saj kombëtar “xhenovez” (FOTO)

Mediat italiane kujtonin sot se flamuri i Anglisë që valëvitej mbrëmjen e të dielës në finalen e Euro 2020 në stadiumin e Wembley, është në fakt italian dhe i përket Genovas.

Sipas të përditshmes La Stampa historia është një e vërtetë “e humbur në kohë”, dhe nis në vitin 1190 kur mbreti Richard i Anglisë i kërkoi republikës xhenoveze leje për të përdorur flamurin e Shën Xhorxhit, në këmbim të një kontributi të përvitshëm.

Kjo për arsye se flamuri xhenovez garantonte njëfarë imuniteti për këdo që lundronte me të në anije.

Por kontributi që anglezët derdhnin në këmbim të përdorimit të flamurit u bë deri në vitin  1771, kur papritur pagesat ndaluan. Çështja u ngrit përsëri në vitin 2018, nga kryebashiaku i Genova, Marco Bucci i cili i shkroi për këtë mbretëreshës Elisabeth.

Nuk njihet reagimi i Anglisë për çështjen, por kjo ishte e vetmja mënyrë për t’i kujtuar Anglisë origjinën e flamurit historik, me të cilin Anglia nuk ka të bëjë asgjë, sipas mediave apenine.

Historia është treguar nga Giuliano Balestreri në të përditshmen La Stampa.

Related posts

“ZEMRA IME DHE E GJITHË SHQIPTARËVE ËSHTË NË FUSHË ME JU”/ Postimi emocionues i Rrahmanit: Tregojuni botës kush jemi (VIDEO)

Delo.autor

Bacca nuk dëshiron të rikthehet tek Milan, shprehet i lumtur te Villareal

Q.Autor

Shkëmbim “kokë më kokë”/ Ja i sakrifikuari i Romës për të marrë Ramsey

Isa.Autor

Leave a Comment