Futboll Sport

PAS ELIMINIMIT NGA CHAMPIONS LEAGUE/ Trajneri i Prishtinës: Barazimi do të na rregullonte moralin

Prishtina pësoi disfatë nga Ferencvaroshi duke u eliminuar kështu nga Champions-i për të vazhduar aventurën në Ligën e Konferencës.

Pas ndeshjes, trajneri i bardhebluve Zekirija Ramadani u shpreh se ishte i kënaqur me lojën e skuadrës së tij, edhe pse rezultati doli ndryshe.

‘’Nuk jemi të kënaqur, pranuam tre gola dhe sonte. Me lojën jam i kënaqur, duke pasur parasysh dhe me çfarë skuadre po luanim përballë. Mendoj se bëmë lojë të mirë, arritëm të barazonim dhe do të ishte shumë mirë të mbaronte në barazim. E dinim që kualifikimi ishte emision i pamundur, barazimi do të na ndihmonte për moralin.

Gjithsesi për këtë humbje nuk duhet të mërzitemi sepse duhet ta dimë forcën tonë, duhet të rigjenerohemi dhe t’i japim forca në Ligën e Konferencës. Kjo është një humbje me dinjitet sepse ekipi kundërshtar kalon me plot meritë. Uroj futbollistët për mundin dhe lojën që bënë sonte.

E dimë njërën nga dyja ekipe se cila do të jetë kundërshtarë, qoftë kampioni i Armenisë, qoftë i Uellsit dhe objektivi i radhës është të kalojmë në Ligën e Konferencës’’, u shpreh Ramadani.

Related posts

Heynckes, trajneri që refuzoi 2 herë Barçan: Nuk e dini se kush jam unë…!

Q.Autor

Rusi 2018, “mëkatari” i Inter-Juventus në FIFA

Sadik.Autor

Rummenigge: RB Leipzig meriton respekt…

Q.Autor

Leave a Comment