Basketball Sport Të tjera

BASKETOBLL/ “Dream Team” s’është më ekip ëndrrash, humbet edhe miqësoren me Australinë

Kombëtarja amerikane e basketbollit, e famshmja “Dream Team”, ka harruar të fitojë. Pas humbjes turpëruse ndaj Nigerisë (90-87) në miqësoren e një dite më parë në Las Vegas (hera e parë që Amerika humbet ndaj nëj ekipi afrikan), ka mbërritur sot një tjetër disfatë.

Këtë herë, ekipi i trajnerit Gregg Popovich u mund 91-83 nga Australia, në takimin e radhës të luajtur në Las Vegas. Kjo është hera e parë që prej vitit 1992 që kombëtarja amerikane e basketbollit humbet dy ndeshje radhazi edhe pse bëhet fjalë për dy miqësore.

Nga viti 1992 deri në korrik të këtij viti, Amerika kishte humbur vetëm 2 miqësore, ndërsa tani humbi dy të tilla në 48 orë. Këto miqësore janë pjesë e programit stërvitor që “Dream Team” po bën në prag të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”.

Related posts

PAS TRIUMFIT NDAJ CELTA VIGO-S/ Trajneri Zidane: Benzema? Për ata që e pëlqejnë futbollin…

Delo.autor

ZYRTARE/ Barcelona blindon të ardhmen me 50 milionë euro

Isa.Autor

JAVA E FUNDIT NË SUPERIORE/ Kukësi nënkampion, Bien Kastrioti e Kamza. Ja verdiktet

Delo.autor

Leave a Comment