Futboll Kategoria Superiore Sport

E TRISHTË/ Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta në moshën 60-vjeçare ish-lojtari i Vllaznisë

Lajm i trishtë për skuadrën e Vllaznisë, ku mëngjesin e sotëm në moshën 60-vjeçare është ndarë nga jeta si pasojë e një sëmundje të rëndë që vuante prej kohësh, ish-mesfushori, Aziz Gruda. Këtë lajm e ka bërë publike vetë skuadra shkodrane me anë të një postimi në profilin e saj në rrjetin social “Facebook”, ku shkruajnë se Gruda ka kontribuar me vite me rradhë në sukseset e Vllaznisë ku u shpall kampion në sezonin 1991/1992.

MESAZHI I KLUBIT TË VLLAZNISË –

IN MEMORIAM/ NDAHET NGA JETA ISH- MESFUSHORI AZIZ GRUDA

Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta në moshën 60 vjeçare ish- futbollisti i Vllaznisë Aziz Gruda. Lojtari që ka kontribuar për disa vite me rradhë në sukseset e skuadrës tonë, duke e shpallur edhe kampione atë në sezonin 1991-92, vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë dhe si rrjedhojë nuk ka mundur dot t’i rezistojë duke i dhënë lamtumirën familjes së tij, por edhe të gjithë njerëzve të njohur në një moshë të re. Kjo padyshim që është një humbje e madhe edhe për KF Vllaznia, i cili i gjendet pranë familjarëve dhe të afërme të tij në këtë moment të vështirë.

I përjetshëm qoftë kujtimi yt Aziz Gruda!”

Related posts

PLAS TEK KOMBËTARJA ANGLEZE/ Sterling “sherr” me Joe Gomez, ja vendimi i trajnerit Southgate

Delo.autor

PAS 1232 DITËSH/ Arbitri i urryer nga interistët kthehet të gjykojë “zikaltrit”, ja emri…

Delo.autor

“SHOKOHET” Rusia/ Organizatorët humbasin për dy ndeshje lojtarin kryesor

Sadik.Autor

Leave a Comment