Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

ZYRTARE/ Klubi i Serisë A shet sulmuesin e Kombëtares Shpresa tek skuadra e…

Tashmë është zyrtare, talenti shqiptar Aristidi Kolaj do të vijojë karrierën në Serinë B italiane. Sasuolo, klubi që zotëronte kartonin e sulmuesit ka vendosur ta shesë lojtarin shqiptar, te skuadra e Alesandrias që sezonin e ardhshëm do të militojë në Serinë B.

Pas aktivizimit te Pro Pratia në Serie C, në dy sezonet e fundit, gjatë së cilave e gjeti 7 herë rrugën e rrjetës, futbollisti 22-vjeçar, tashmë do të nisë një aventurë të re te Alesandria.

Vlen të theksohet se Kolaj është aktivizuar 8 ndeshje me fanellën e Kombëtare U-21 të Shqipërisë, teksa tashmë do të tentojë të hedh hapin e rëndësishëm në karrierën e tij, për t’u shndërruar në protagonist dhe pse jo për të veshur fanellën e Kombëtares A.

Related posts

Siljanovski mburret në shtëpi: Shqipëria më lart në futboll, ja cilat janë diferencat

Sadik.Autor

Lazio dedikim special për Strakoshën: “Nuk ka frikë nga asgjë dhe di gjithmonë ku të vendoset mes dy shtyllave”

Q.Autor

(FOTO) Leicester – Manchester City, njihuni me formacionet zyrtare

Q.Autor

Leave a Comment