Futboll Sport

DISIPLINA ITALIANE MERR MASA TË RËNDA/ 7 gjyqtarë pezullohen pas abuzimit me fondet e…

Para disa kohësh në Itali bëri bujë çështja e hetimit për disa gjyqtarë të cilët u akuzuan se kishin shpërdoruar fonde nga sektori i rimbursimit në federatë.

Ditën e sotme, Komisioni Disiplinor në Itali ka marrë masa ekstreme për këtë veprim duke pezulluar 7 gjyqtarë nga arbitrimi i ndeshjeve. Dy kryesorët, Federiko La Pena dhe Fabricio Paskua të cilët kanë arbitruar dhe në Serinë A janë pezulluar respektivisht me 13 muaj dhe 16 muaj nga e drejta për tu arbitruar.

Nëse sanksionet nuk zvogëlohen ose anulohen, të dy do të përjashtohet përjetë nga sektori i arbitrimit. Për 5 gjyqtarët e tjerë ndër ta dhe asistentë është marrë po e njëjta masë, por me periudha të ndryshme ku, Stefano Del Xhovane është pezulluar 12 muaj, Ivan Robilota  me 13 muaj, Manuel Robilota me 14 muaj, Valentino Fiorito me 16 muaj ndërsa Andera Tardino 20 muaj. Kjo çështje ka bërë bujë në Itali duke mos kursyer arbitra as nga liga kryesore e futbollit vendas.

Related posts

Teuta shkërmoq Skënderbeun dhe tani buzëqesh, fiton edhe Laçi

Sadik.Autor

E PABESUESHME/ Mahniti të gjithë të pranishmit, shikoni kryeveprën e realizuar në Angli (VIDEO)

Delo.autor

FJALA “RIVALITET” PËR ZIKALTËRIT/ Diferenca me Juventus mund të ngushtohet falë…

Isa.Autor

Leave a Comment