Futboll Sport

HISTORIKE/ UEFA cakton gjyqtarë shqiptarë për të drejtuar ndeshjen e Prishtinës në Conference League

Data 20 korrik do të hyjë në histori si e veçantë në historinë e arbitrimit shqiptar në Kupat e Europës. Për herë të parë, UEFA ka vendosur që një gjyqtar shqiptar të drejtojë ndeshje të një klubi kosovar në arenën ndërkombëtare, duke patur besimin se do të ketë një gjykim të paanshëm prej tij.

Ndeshja e të martës mes Prishtinës dhe Konah’s Kuej në stadiumin “Fadil Vokrri” , do të drejtohet nga gjyqtari ndërkombëtar Eldorjan Hamiti, i cili në edicionin e fundit në Superiore është cilësuar shpesh si ai që ka gabuar më pak në ndeshjet e rëndësishme. Kjo do të jetë një provë e rëndësishme për Hamitin nëse është gati për t’u ngjitur një kategori më lart, pasi kërkohet një duel i paanshëm prej tij duke drejtuar një ndeshje shqiptarësh ku ai do të ketë në fushë shumë emra të njohur për vitet e tyre në Superiore si Lilaj, Muça, Mici, Vangjeli e Abazi.

Asistentë të Hamitit janë caktuar Nertil Bregasi dhe Orgest Grabova, ndërsa gjyqtari i katërt që do i shoqërojë në këtë ndeshje padyshim historike, do të jetë Kreshnik Cjapi.

Related posts

TRONDITET ARGJENTINA/ MESSI merr vendimin PËRFUNDIMTAR në lidhje me …

Isa.Autor

“LIVERPOOLI DO E PËRFUNDOJË…”/ Emery: Ne kemi lojtarë të cilët dinë të…

Delo.autor

HUMBJA NDAJ JUVENTUSIT/ Hysaj: Nuk ka kuptim VAR-i, nëse gjyqtarët nuk e…

Delo.autor

Leave a Comment