Futboll Seria A Sport

INTERI I EPOKËS INZAGHI/ Kampionët e Italisë nisin sezonin me një shqiptar në pankinë

Interi ka nisur prej disa ditësh përgatitjet e sezonit të ri, ku kampionët në fuqi të Italisë do të drejtohen nga Simone Inzagi. Pas largimit të Antonio Kontes, të gjithë janë kureshtarë të shohin se si do të jetë skuadra në këtë edicion të ri nën drejtimin e ish-trajnerit të Lacios.

Ndeshja e parë për këtë sezon do të jetë e sotmja ndaj Luganos, një test që do të shërbejë vetëm për të parë gjendjen fizike të disa prej lojtarëve që ka në dispozicion tekniku, pasi ata që kanë qenë të impenjuar në aktivitetet ndërkombëtare me përfaqësueset e tyre do të mungojnë të paktën deri në fund të muajit.

Ndaj në formacionin titullar binin në sy shumë zgjedhje të dyta apo lojtarë me valixhe në dorë si Naningolan, ndërsa në stol, Inzagi ka ulur edhe një futbollist shqiptar. Qendërmbrojtësi 18-vjeçar Andi Hoti, pjesë e ekipit të të rinjve të Interit dhe përfaqësueses U21 të Kosovës, po stërvitet në këto ditë me ekipin e parë të zikaltërve, derisa ky i fundit të plotësojë radhët e tij me emrat që i mungojnë. Ai po pret mundësinë e tij që të tregojë vlerat para trajnerit Inzagi, i cili në eksperiencën e tij te Lacio, nuk ka hezituar asnjëherë që të aktivizojë edhe futbollistë të rinj me skuadrën e parë.

Related posts

CHAMPIONS/ Man United-Juventus: Allegri aplikon 4-4-2. Dybala sfidon Pogban

Isa.Autor

KRIZA E REZULTATEVE/ Genoa “ka harruar si fitohet”, Juriç bën gati valixhet

Isa.Autor

Cristiano Junior NUK I NGJANË babait/ 4 gola në debutimin me U-9 të JUVES

Isa.Autor

Leave a Comment