Futboll Sport

DISFATA ME PENALLTI NË FINALE/ As Muçi titullar nuk e ndihmon, vazhdon mallkimi i Legias në Superkupë

Legia e Varshavës, skuadër ku aktivizohet sulmuesi shqiptar Ernest Muçi ka humbur në finalen e Superkupës kundër rivalëve të Rakvit në sfidën e luajtur mbrëmjen e sotme.

Muçi e nisi si titullar sfidën e sotme, por nuk mundi të bëhet protagonist në disfatën e skuadrës së tij në finalen e Superkupës. Rakovi kaloi në avantazh që në minutën e 10-të më anë të Tudor duke e mbyllur pjesën e parë në disavantazh për kampionët e Polonisë.

Në minutën e fundit të takimit Emreli barazoi shifrat për t’i dhënë shpresë Legias të luftojë për trofeun madhor deri në fund. Me mbarimin e kohës së rregullt, skuadrat iu drejtuan penalltive, aty ku lojtarët e Rakovit u treguan më të saktë duke shënuar 4 nga 5 penallti.

Legian e “tradhtoi” heroi i golit Emreli i cili humbi penalltinë e tretë për t’i dhënë kundërshtarëve trofeun. Interesant është fakti se Superkupa kthehet në mallkim për Legian e cila ka humbur 8 finale në 9 vitet e fundit duke bërë këtë trofe një tabu.

Related posts

ZYRTARE/ Ish-sulmuesi Juventus-it tërhiqet nga futbolli në moshën 33-vjeçare, ja emri…

Delo.autor

PSG-MANCHESTER UNITED/ Fernandes humb penallti, gjyqtari e kthen dhe i jep shansin e dytë (VIDEO)

Delo.autor

VIDEO EPIKE/ Futbollin e kanë qejf edhe kafshët, momenti kur dreri i egër shënon gol dhe hidhet përpjetë nga gëzimi

F.autor

Leave a Comment