Futboll Seria A Sport

REVOLUCIONI I MADH/ Mblidhet asambleja për të vendosur ndryshimet, ja çfarë pritet të ndodhë me Serinë A…

Liga e Serisë A po mendon të bëjë një ndryshim. Presidenti i Federatës Italiane, Gabriele Gravina, po bën presion për një format të ri të kampionatit italian të futbollit dhe për një reformë të sistemit.

Perspektiva e bërë e ditur disa muaj më parë është ndryshimi i kalendarit, duke filluar nga sezoni 2023/’24, por hapi i parë do të jetë më 21 korrik ku ndryshimet e mundshme do të diskutohen në Asamble.

Një nga temat e nxehta do të jetë kthimi i kampionatit në 18 skuadra, nga 20 që janë aktualisht.

Klubet e ligës italiane do të takohen për të vlerësuar efektet e mundshme të ndryshimeve të ardhshme në formatin e Serisë A. Asambleja do të jetë gjithashtu një mundësi për të provuar diskutimin e futjes së ndonjë “play off”-i dhe “play out”-i.

E gjithë kjo jo para kampionatit 2023/’24, për të cilin ndryshimet do të duhet të vendosen paraprakisht. Nga ana tjetër, nuk do të kishte problem në lidhje me të drejtat televizive edhe me zvogëlimin e ekipeve pjesëmarrëse.

Gjatë negociatave në mbledhjen e fundit, Seria A në fakt ka rezervuar mundësinë për të ndryshuar formatin e garës në sezonet e ardhshme.

Related posts

PAVARËSISHT TELASHEVE NUK PËSON ASNJË DËM/ 700 mijë euro fitime, Ronaldinho i “rilindur” pas daljes nga burgu

Delo.autor

EUROPA LEAGUE REZULTATET E NDESHJEVE/ Ngec Milani dhe Arsenali, një shqiptar i shënon Olimpiakosit (VIDEO)

Isa.Autor

FESTË E EGËR ME MODELE/ Talenti italian i tërbon të gjithë në Angli (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment