Futboll Kategoria Superiore Sport

MERKATO E VERËS/ Egnatia gati për goditjet e mëdha, arrihet akordi me ish-mbrojtësn e Bylisit…

Pas dy ditësh pushim, dje pasdite rrogozhinasit kanë nisur javën e dytë të përgatitjeve. Të pranishëm ishin po të njëjtët lojtarë që mbyllën javën e kaluar. Por më e rëndësishmja ishte se, ashtu siç ishte paralajmëruar, me grupin u bashkua edhe mbrojtësi Franc Ymeralilaj.

Ky i fundit pasi arriti marrëveshjen me klubin dhe firmosi kontratën për vazhdimësinë, kishte kërkuar leje. Duke qenë se me Bylisin, skuadër të cilën luajti sezonin e fundit, kishte pasur shumë ngarkesë, i duhej një pauzë. Përpara seancës, Ymeralilaj u prezantua me pjesën tjetër të skuadrës, si dhe gjeti rastin të përshëndetet me stafin.

Pasi u vendos nën urdhrat e trajnerit Magani dhe stafit të tij, vetë Ymeraliaj dukej qartë se ishte stërvitur individualisht e se e ka të vështirë përshtatjen.

Aktualisht nga të zyrtarizuarit vetëm ganezi Agbekpornu mbetet në pritje për të ardhur që skuadra të jetë e plotë. Për sa u përket përgatitjeve, po vijojnë me shumë intensitet e me tjetër ecuri nga më parë.

Trajneri Magani përpara nisjes së seancës bëri me dije dhe programin e javës së re që ka pësuar ndryshim e me të tjera “doza”.

Fillimisht u programuan vrapime me ritme të ndryshme, më pas ushtrime fizike me dhe pa top, që vlejnë për anën e formës në tërësi, si dhe për më efikasitet tërësor.

Gjithashtu dhe loja midis dy grupeve kishte vend në këtë seancë me vëzhgim maksimal. Në një pjesë të fushës vetë trajneri Magani shikonte me imtësi lëvizjet që bëheshin në çdo dyluftim për topin.

Related posts

PAS RËNIES NGA KATEGORIA TË VALLADOLID/ Shpërthen “Fenomeni”: Tifozët duhet të jenë të zemëruar me skuadrën…

Delo.autor

DEGRADON DEBATI/ “Bërtet HAJDUTI, kapeni HAJDUTIN”: OSMANI dhe PRODANI polemika të FORTA në…

Isa.Autor

Wenger: Jam vetëm një i punësuar te Arsenali

Q.Autor

Leave a Comment