Boks Sport Të tjera

PËRPLASJA E “TITANËVE”/ Dueli u shty për në tetor, Wilder nuk heq dorë nga stërvitja

Pavarësisht se dueli ndaj Tyson Fury u shty për më datën 9 tetor, boksieri amerikan Deontay Wilder nuk i është ndarë palestrës. Ai nuk ka ndalur stërvitjen dhe vijon të përgatitet për triologjinë ndaj boksierit britanik.

Përmes një video të postuar në rrjetet sociale, duket Wilder që stërvitet me trajnerin e tij Malik Scott. Amerikani, 42 fitore, 1 humbje e 1 barazim në karrierë, duket në formë të mirë dhe gati për sfidën ndaj Fury.

Wilder është duke u stërvitur më së shumti në shpejtësinë në ring, duke ditur që Fury është një boksier që lëviz shpejt dhe mbrohet mirë. Gjithsesi, edhe pse sfida u shty me 3 muaj, amerikani nuk do të ndalë përgatitjen e tij.

Related posts

HOQI NGA LISTA MANAJN DHE BALLIUN/ Reja shpjegon zgjedhjet, ja për çfarë luan Shqipëria kundër Anglisë

Delo.autor

TIRANA E PREZANTOI SI GODITJEN E PARË NË MERKATO/ Shikoni kur ka shënuar për herë të fundit Avdijaj (VIDEO)

Delo.autor

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Mesfusha flet frëngjisht, Milani monitoron 3 futbollistë në Ligën 1. Ja emrat…

Delo.autor

Leave a Comment